Xhevahiri është hero në Iran (VIDEO)
Xhevahir Sukaj është sulmuesi shqiptar i momentit. Shkodrani shënoi një dopietë në ndeshjen e djeshme, të cilën skuadra e tij Sepahan luajti ndaj Zob Ahan. Sukaj tregoi edhe një herë se gëzon një formë të shkëlqyer, teksa në harkun e 15 minutave arriti ta çonte skuadrën në avantazh të dyfishtë.

Në minutën e 7-të, një rivënie në lojë nga gjysmëfusha kundërshtare u shndërrua në asist për shkodranin, i cili i gjetur në vendin dhe kohën e duhur vetëm e ka shtyrë topin në rrjetë, pasi më parë ishte prekur me kokë nga një lojtar i skuadrës së tij. E njëjta gjatë edhe tetë minuta më vonë: sërish rivënie në lojë, por nga krahu tjetër i fushës: Sukaj në zonë gjuan, topi pritet fillimisht nga portieri, por në gjuajtjen e dytë shkodrani arrin të dyfishojë.

Me kalimin e minutave takimi u tensionua, kjo edhe për shkak të dy kartonëve të kuq të nxjerrë nga arbitri. Ndërkohë në minutën e 32-të Sukaj u bë sërish protagonist, teksa fitonte një penallti, e cila më pas u kthye në gol nga Ebrahimi.

Në pjesën e dytë, Sukaj pësoi një dëmtim të lehtë, ndaj edhe u zëvendësua në minutën e 70-të nga trajneri Kranjçar, teksa nga ana tjetër miqtë e barazuan rezultatin në 3-3. Por në minutën e fundit Sepahani fitoi një tjetër penallti, duke e fituar ndeshjen.

Deri tani sulmuesi shkodran, Xhevahir Sukaj ka shënuar tetë gola, duke qenë edhe golashënuesi i dytë më i mirë në kampionatin iranian. /albeu.com/


Shtuar më 14/01/2013, ora 12:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori