Ylli 9-vjeçar i Realit, tifoz i Barçës (VIDEO)

Pëlqej
Kampioni i ardhshëm i Real Madrid është një tifoz i Barcelonës. Shtypi madrilen ka mbetur e surpizuar përballë dashurisë së vërtetë të Takuhiro Nakai, talentit të "Los Blancos" që sapo ka mbushur 9 vjeç. Në internet është shpërndarë një video ku vogëlushi japonez, i ndikuar nga prania e vëzhguesve të Real Madrid, tregon plot krenari fanellën e Barcelonës, duke u shprehur se është një tifoz i katalanasve.

Gjithashtu në video Takuhiro, i quajtur "Pipi" nga prindërit dhe shokët e skuadrës, shfaq talentin e tij me disa driblime spektakolare duke lumturuar jo pak "Los Blancos" dhe duke mërzitur disi Barcelonën që nuk mundi ta afrojë në akademi tifozin e saj. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2013, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori