Transferimi i Wesley
Sneijder në klubin e Galatasaray ka bërë tepër bujë në Turqi. Por vëmendja nuk është përqëndruar vetëm te hollandezi, por edhe tek bashkëshortja e tij,
Yolanthe Cabau, e cila ka shkruar për të gjithë fansat e rinj turq, një mesazh në turqisht në rrjetin "Twitter": "Faleminderit për mesazhet e ëmbla".
Me këtë gjest
Yolanthe kërkon t′u fitojë zemrat turqve që e përfolën për
skenat erotike në
filmat ku ajo kishte luajtur.
Por edhe pas mbërritjes në Stamboll, në një intervistë për televizionin zyrtar të klubit turk, hollandezja u shpreh se do të mbështesë deri në fund bashkëshortin e saj dhe Galatasaray-in, i cili sipas saj është një klub i madh dhe bashkë me
Sneijder do arrijnë suksese të mëdha. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2013,
ora 09:59