Zbulohet sekreti: Karteli i Pablo Escobarit dëshironte të likuidonte portierin legjendar të Paraguait (VIDEO)
Përballja mes futbollistëve të Jose Luis Chilaver dhe Faustin Asprilla ishte tejet dramatike në mes të Paraguait dhe Kolumbisë në eliminatoret e Kupës së Botës 1998.

20 vite pas asaj ndeshje, tifozët kanë mësuar se çfarë saktësisht ka ndodhur në atë ndeshje, shkruan Zëri.info.

Dihet se vrasja tragjike e kolumbianit Andreas Escobar, i cili u vra pas golit në Kupën e Botës 1994, por pak e dine se karteli i drogës kolumbiane dëshironte të vriste portierin e Paraguait Luis Cilavero, shkruan Zëri.info.

Vetëm falë reagimit të Faustin Asprilla kjo nuk ndodhi, fatmirësisht.

Në ndeshjen e zhvilluar në Francë, atmosfera ishte e zjarrtë dhe tifozët e kishin mbushur përplot stadiumin.

Paraguai ishte në avantazh prej 1:0 dhe kur gjyqtari akordoi penalltinë për Kolumbinë, kishte një përplasje mes të dyja skuadrave.

Së pari, Chilaver pështyu Asprillan, dhe më pas kolumbiani u ‘godit’ nga mbrapa. Të dy u ndëshkuan me karton të kuq.

Derisa po linte fushën, portieri i Paraguait grushtoi Asprillan duke shkaktuar kaos të madh, dhe duhej që të intervenonte policia.

Ndeshja vazhdoi, Kolumbia barazoi, ndërsa Soto në fund të ndeshjes shënoi gol për triumfin e Paraguait.

Sidoqoftë, gjërat nuk mbaruan këtu.

Asprilla mori një ftesë që nuk refuzohet - në anën tjetër ishte Hulio Fiero, një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Pablo Escobar, i cili i kërkoi sulmuesit kolumbian të ishte në hotel.

Biseda vazhdoi kështu: - Sapo mbaroi ndeshja, më cingrroi telefoni, një numër i panjohur: "Unë jam Hulio Fiero, eja në hotelin tim", kujtoi Asprila kohët e fundit në një intervistë me Telepasific me rastin e 50-vjetorit të lojtarit, dhe vazhdoi: “Unë shkoj atje, ai personi ishte me dhjetë djem. Të gjithë të dehur, në shoqërinë e femrave paragujanase”.

Ai thotë: “Ne kemi nevojë për lejen tuaj, këta të dy qëndrojnë në Asuncion dhe dëshirojmë ta vrasim atë Chillaverin e trashë! - Si? A jeni normal. Ky do të jetë fundi i futbollit kolumbian! Kjo nuk duhet të ndodhë. Çfarë ndodh në fushë, mbetet në fushë. Ai thjesht më goditi me grushtin e tij, ne u pajtuam, atyu mbaron gjithçka – tha Asprila për t’i qetësuar ata. Ai duket se ka qenë mjaft bindës pasi arriti t’i përgjigjet disi Fierit. Chilaver mbeti gjallë dhe mirë dhe trupi i Fierit u gjet në 2004.
Shtuar më 13/11/2019, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori