Zbulohet videoja e tre gazetareve të sportit që u pezulluan pasi festuan fitoren e Skënderbeut (VIDEO)
Pëlqej
Një video e xhiruar me futbollistët e Skënderbeut pas triumfit të korçarëve kundër Partizanit i ka kushtuar shtrenjtë 3 gazetareve të sportit të “rtsh”. Pejane Elezi, Trevisa Tufa dhe Sabina Mete janë përjashtuar nga ekrani pasi kanë festuar me skuadrën korçare triumfin kundër kryeqytetasve.

“RTSH” e ka cilësuar si jo profesioniste sjelljen që gazetaret kanë bërë në përfundim të sfidës së javës së dytë së “Superligës” duke marrë vendim ekstrem për pezullimin e tyre.

Nuk dihet nëse vajzat në fjalë janë tifozë të Skënderbeut, por sjella e tyre ka rënë ndesh me parimet që ato duhet të ndjekin./albeu.com/
Shtuar më 26/09/2017, ora 20:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori