Zbulohet video, Ronaldo shan Zidane pas zëvendësimit (VIDEO)
Pëlqej
Cristiano Ronaldo nuk e ka pritur aspak mirë zëvendësimin e trajnerit Zinedine Zidane ndaj Atletiko Bilbaos. Në një video të bërë publike nga televizioni spanjoll “Gol”, portugezi ka mbetur i pakënaqur nga zëvendësimi dhe ka thënë “përse unë?” në momentin e daljes nga fusha.

Madje mediat spanjolle thonë se Ronaldo ka sharë trajnerin e tij në momentin e zëvendësimit, duke acaruar marrëdhënien mes tyre.

Trajneri Zinedine Zidane ka dashur të qartësojë situatën dhe të ulë gjakrat pas ndeshjes, duke thënë se “të gjithë zëvendësohen dhe hera-herës edhe Ronaldo do të dalë më herët nga fusha”.
Shtuar më 19/03/2017, ora 16:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori