Zhegrova trullos mbrojtjen dhe shënon për Baselin (VIDEO)
Të gjithë kemi pyetur se ku është Edon Zhegrova? Në ndeshjen që Bazeli po fiton ndaj Zurich me rezultatin 3-0, ka ardhur një kryevepër nga sulmuesi i Kosovës.

Jo më kot më parë e quanin si "Lionel Mesi". Të gjithë aftësitë i zotëron dhe e ka treguar në golin e tretë që u realizua vetëm para pak minutash. Taulant Xhaka i jep një top nga mesfusha, ndërsa Zhegrova nis të vallëzoj me kundërshtarët, për të dërguar topin në rrjetë.

Bëri gjithçka i vetëm, por ky moment nuk është vetëm lavdërimi. Për t’u kritikuar është sjellja e këtij lojtari, që rrjetet sociale po i prishin një karrierë të madhe duke parë aftësitë që zotëron. Në shumë prej takimeve ka qenë në stol ose edhe më keq, dukë i parë nga tribuna.
Shtuar më 25/09/2019, ora 22:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori