Bayern Munich ka humbur me
rezultat 1-2
kundër Hoffenheim sonte në Allianz Arena. Ishte një ndeshje ku mysafirët nga
Hoffenheim kaluan të parët në epërsi, por që Bayerni nuk u dorëzua dhe arriti që të merr një pikë
Edhe një dështim i Bayernit në rrugën e tyre për titull në Bundesligë këtë sezon.
Djemtë e Niko Kovac kanë humbur me
rezultat 1-2
kundër Hoffenheim në kuadër të javës së shtatë të Bundesligës gjermane.
Bavarezët hynë në këtë ndeshje pas fitores se thellë
kundër Tottenham me
rezultat 2-7 në Londër dhe ishin më të motivuar se kurrë.
Por, motivi i tyre duket se nuk u morrë shumë parasysh nga
Hoffenheim.
Pjesa e parë u përmbyll e barabartë me
rezultat 0-0, por në pjesën e dytë erdhën të dy golat.
Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët në
minutën e 54-të me anë te Sargis Adamyan.
Bayern kthehet në lojë pasi që Lewandowski barazon rezultatin në
minutën e 73-të pas një asistimi të Thomas Muller.
Por,
Hoffenheim nuk u dorëzua dhe ishte përsëri Adamyan në
minutën e 79-të.
Pavarësisht humbjes
Bayern mbetet në vendin e parë me 14 pikë.
Shtuar më 05/10/2019,
ora 17:50