Zhgënjen Dortmund, bllokohet në shtëpi nga Paderborn (VIDEO)
Dy javë më parë humbi thellë 4-0 në transfertën bavareze ndaj Bayernit të Mynihut, ndërsa mbrëmjen e sotme Borussia e Dortmundit shmangu vetëm në minutat shtesë një humbje turpëruese përballë Paderbornit të vendit të fundit.

Në “Signal Iduna Park”, të besuarit e Lucien Favre e morën shumë lehtë ndeshjen ndaj Paderbornit, që deri në këtë javë kishte grumbulluar vetëm 4 pikë dhe renditej në vendin e fundit, por që sonte arriti të shtangë vendasit.

Mamba në minutën e 5-të dhe 37’, si dhe Holtman në të 43-tën, bënë që Paderborni ta mbyllte pjesën e parë në avantazhin e trefishtë, një rezultat ky i pabesueshëm për më tepër se 80 mijë fansat që ndodheshin në shkallët e stadiumit.

Reagimi në pjesën e dytë ishte i pritshëm dhe verdhezinjtë arritën të shënojnë fillimisht me Sancho, ndërsaminutën e 84-t dhe 93-të me Witsel e Reus, duke ia dalë të shmangin një humbje turpëruese.

Megjithatë edhe barazimi ndaj Paderbornit ka “dridhur” pozitat e trajnerit Favre, pasi Dortmundi tashmë e sheh veten në kuotën e 20 pikëve dhe Monchengladbach mund të shkëputet edhe më shumë nëse fiton nesër.

Shtuar më 22/11/2019, ora 22:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori