Zhgënjen sërish Portugalia (VIDEO)
Portugalia ka barazuar pa gola me Austrinë, duke marrë kështu vetëm një pikë në ndeshjen e dytë të Euro 2016 e vlefshme për grupin F.
Portugalia e ka nisur në mënyrën më të keqe Kampionatin Evropian.

Nga dy ndeshje që kanë zhvilluar portugezët, kanë marrë dy barazime, dhe nëse duan kualifikimin duhet patjetër të fitojnë në ndeshjen e fundit ndaj liderit, Hungarisë.

Portugalia llogaritej favorite ndaj Austrisë, por nuk mundën që të marrin më shumë se një pikë. Cristiano Ronaldo padyshim se nuk do ta harrojë lehtë këtë mbrëmje pasi dështojë të shënojë nga pika e bardh në minutën e 79’të, që mund t’ia kishte dhuruar tri pikë skuadrës së tij.

Portugalia aktualisht ka dy pikë, aq sa ka edhe Islanda. Nëse duan kualifikimin, portugezët duhet të fitojnë në ndeshjen e fundit të Grupit F ndaj liderit Hungarisë, e cila ka katër pikë. /Albeu.com/
Shtuar më 18/06/2016, ora 22:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori