Zidane nuk e nxorri Ronaldon nga lluksi, por portugezi kishte shqetësime (VIDEO)


Cristiano Ronaldo la fushën sapo shënoi golin e dytë personal në minutën e 78’të duke u zëvendësuar me Asension.

Zidane nuk dëshironte të rrezikonte me të pasi e dëshironte atë sa më të gatshëm për ndeshjen ndaj PSG-së.Por Zidane duhet të ndihet i shqetësuar pasi kamerat e ndeshjes kapën një moment kur portugezi u largua nga fusha dhe u ul në stol duke i treguar stafit mjekësor të kontrollonin këmbën e tij të djathtëpasi po ndiente pak shqetësime.

Stafi mjekësor menjëherë reagoi duke i vendosur akull mbi këmbën e superyllit madrilen, por mesa duket Ronaldo ia doli mirë dhe nuk duket se ka diçka shqetësuese saqë ti rrezikojë supersfidën me PSG. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2018, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori