Zinedine Zidane nuk plaket kurrë (VIDEO)
Ai mund të jetë 41 vjeç, por legjenda franceze Zinedine Zidane vazhdon të ruajë diçka nga klasi i tij. Në një video për Sportsmail, Zizu ka tentuar të na tregojë se pavarësisht se ka disa vite që është larguar nga futbolli, magjia e tij bën ende efekt.

Zidane u bë një Hero pasi ndihmoi Francën të fitonte Kupën e Botës 1998. Por edhe karriera e tij në klube ka qënë me të vërtetë madhështore. Kampionate, kupa, superkupa, Champions League dhe shumë trofe të tjerë e kanë shoqëruar francezin gjatë rrugëtimit të tij futbollistik.

Ndërsa sot është pjesë e stafit teknik të Real Madrid, ekip që e bleu nga Juventus në vitin 2001 për shifrën rekord të 73,5 milionë eurove. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2013, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori