Zvicra e Shaqirit shkatërron Islandën në Ligën e Kombeve (VIDEO)

Zvicra ka shkatërruar me shifrat e thella 6-0 kombëtaren e Islandës në "Kybunpark Stadium", ndeshje e vlefshme për ndeshjen e Ligës së Kombeve.

Goleadën e hapte Zuber që shënonte në minutën e 13'. Pas 10 minutave loj Zakaria dyfishonte rezultatin.

Në fillim të pjesës së dytë Xherdan Shaqiri shënon një super gol nga goditja e dënimit, duke dërguar shifrat në 3-0.

3 golat e tjerë u shënuan nga Seferovic (67'), Albian Ajeti (71') dhe Mehmedi (82').

Kështu me këtë fitore Zvicra ka marrë fitoren e parë në Ligën e Kombeve.
Shtuar më 08/09/2018, ora 19:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori