Zvicra fiton prej shqiptarëve (VIDEO)
Zvicra ka arritur të fitojë ndeshjen miqësore kundër Moldavisë duke e mposhtur këtë ekip me rezultatin 2:1.

Lojtarët shqiptarë që luajnë për Zvicrën ishin ata që ia dhuruan fitoren ekipit zviceran.

Pjesa e parë përfundoi 1:0 në favor të Zvicrës pas golit të shënuar nga Xhemali.

Me të nisur pjesa e dytë të dyja ekipet ishin të forta, por se për shumë minuta nuk u shënua gol.

Ginzari nga Moldavia shënoi golin e barazimit në minutën e 70-të të takimit.

Ndërkaq Admir Mehmedi shënoi golin e dytë dhe të fitores për ekipin zviceran në minutën e 75-të.

Zvicra e luan ndeshjen e parë në "Euro 2016" ndaj Shqipërisë më 11 qershor. /Albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 19:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori