Zvicra mposht Hungarinë (VIDEO)
Kombëtarja e Zvicrës ka shënuar fitore të merituar 3:2 kundër Hungarisë në udhëtim, ndeshje kjo në kuadër të Grupit B të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Zvicra dy herë ka kaluar në epërsi me golat e Seferovic dhe Rodriguez, por Hungaria është përgjigjur me anë të sulmuesit Szalai.

Por, kur pritej që ndeshja të përfundonte baras, në skenë doli Stokershënoi golin e tretë dhe të fitores në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Në këtë ndeshje për Zvicrën luajtën edhe katër shqiptarë, Behrami, Xhemaili, Shaqiri dhe Mehmedi./Albeu.com/
Shtuar më 07/10/2016, ora 22:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori