Zyrtare: Douglas Pereira te Barcelona (VIDEO)
Pëlqej
Nëpërmjet një komunikate për shtyp të publikuar në faqen e tij në internet, klubi i Barcelonës ka njoftuar arritjen e akordin me Sao Paulon për Douglas Pereira. Klubi brazilian do të përfitojë 4 milionë euro plus 1.5 milionë bonus në bazë të ndeshjeve që do të luajë lojtari.

Futbollisti do ti nënshtrohet vizitave mjekësore në fundjavë dhe më pas do të firmosë me katalanasit një kontratë 5-vjeçare.

Afrimi i brazilianit zeron transferimin e Juan Cuadrados në "Camp Nou", megjithëse agjenti i kolumbianit ka tentuar të ruajë kontaktet me drejtuesit katalanas ditët e fundit. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori