Zyrtare: Fedarta e Arbitrimit në Francë suspendon gjyqtarin Tony Charpon
Pëlqej
Federata e Arbitrimit në Francë ka suspenduar gjyqtarin Tony Chapron, i cili ishte caktuar për ndeshjen e së mërkurës ndaj Angers dhe Troyes.

Chapron gjatë ndeshjes Nantes – PSG shqelmoi dhe përjashtoi nga loja mbrojtësin Diego Carlos, ani pse pa të drejtë.

Tony Chapron, i cili ishte përzgjedhur për të drejtuar ndeshjen Angers – Troyes është pezulluar deri në njoftimin tonë të ardhshëm”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Gjyqtari pas ndeshjes së mbrëmshme e kishte kuptuar se ka gabuar dhe ka kërkuar falje për sjelljen e tij. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2018, ora 17:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori