Zyrtare: Gennaro Gattuso rinovon deri në vitin 2021 me Milanin (VIDEO)
Milani ka konfirmuar rinovimin e kontratës me trajnerin Gennaro Gattuso, i cili do ta drejtojë klubin deri në sezonin 2021.

Ai erdhi si zëvendësim i Vincenzo Montella, në fillim të sezonit, duke e rikthyer në formë klubin.

Klubi e ka njoftuar vazhdimin e kontratës së Gattusos deri në vitin 2021 me një video në Facebook.

“Jam mirënjohës për mundësinë”, ka thënë Gattuso.

Ai e ka falënderuar drejtorin Marco Fassonen dhe drejtorin sportiv, Massimiliano Mirabellin.

“Pa Fassonen dhe Mirabellin nuk do të isha këtu, ma dhanë këtë mundësi dhe jam i lumtur që mu dha mundësia ta stërvisë një klub si Milani”.

“Mendoj për stafin tim dhe lojtarët. I falënderoj për besimin dhe me shpresën se do ta dërgojmë klubin e Milanit në majë sa më shpejtë”, ka thënë Gattuso. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori