ZYRTARE/ U ble 80 milion euro, mbërrin në aeroportin e Londrës bomberi i Lille (VIDEO)
Arsenal ka arritur një tjetër transferim të bujshëm.

Skuadra londineze derdhi në arkat e Lilles plot 80 milionë euro për të marrë kartonin e sulmuesit francez, Nicolas Pepe.

Pak ditë më parë, agjenti i Pepe udhëtoi në Itali, aty ku u takua me drejtuesit e Napolit, por si duket oferta financiare e Arsenalit për vetë lojtarin dhe komisioni për agjentin e tij e kanë bindur atë të kalojë në Londër.

24-vjeçari ditën e sotme ka mbërritur në Londër ndërsa tashmë mbetet vetëm prezantimi i tij tek Arsenali.

Gjatë sezonit të kaluar Nicolas Pepe realizoi 22 gola në Ligue 1.
Shtuar më 29/07/2019, ora 15:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori